Në Teatrin e Gjirokastrës tragjikomedia që godet dukuritë negative të fqinjësisë greko-shqiptare

2019-03-15 1

Tragjikomedia ?Fqinjët? e autorit Ruzhdi Pulaha nën regjinë Milto Kutalit u ngjit në skenën e Teatrit ?Zihni Sako? në Gjirokastër. Ngjarjet në komedi zhvillohen në vitet ?95-96, në një fermë greke, ku janë punësuar disa shqiptarë. Aty lind një flirt mes djalit të pronarit grek dhe të motrës së punëtorit shqiptar. Gjithçka sillet rreth kësaj lidhjeje. Në qendër të shfaqjes janë marrëdhëniet e dy popujve. Qëllimi i veprës është që të transmetojë mesazhe pozitive, duke goditur dukuritë negative të fqinjësisë mes shqiptarëve dhe grekëve. Autori i veprës, Ruzhdi Pulaha, shprehet se për këtë vepër, është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë

Free Traffic Exchange