Dy muaj nga aksidenti me autobusin në Llaskarcë, ku humbën jetën 15 persona, Institucionet akoma nuk japin informacione për hetimet e deritanishme. Heshtje edhe në Prokurori. Nga atje thonë se nuk mund të japin më shumë detaje në fazën para-hetimore. Policia ka dorëzuar në Prokurori padi penale kundër një banori për gjuhë të urrejtjes, në lidhje me rastin e aksidentit të autobusit.