Siguria e Boeing 737 në pikëpyetje, dyshime pas rrëzimit të avionit - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-15 5

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rrëzimi i aeroplanit me pasagjerë i linjës ajrore  Ethiopian Airlines, i cili shkaktoi 157 viktima, ka ngritur pikëpyetje të mëdha për sigurinë e avionit të llojit Boeing 737 Max 8.Tragjedia e së dielës shënoi aksidentin e dytë fatal në më pak se gjashtë muaj, në të cilin është përfshirë i njëjti lloj aeroplani. Në tetor 2018, një Boeing i njëjtë i kompanisë Lion Air ra në oqean, duke lënë të vdekur 189 persona. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, linjat ajrore të Etiopisë dhe Kinës kanë hequr dorë nga të gjithë aeroplanët Boeing 737 MAX 8.Ndërkohë autoritetet gjeten kutinë e zezë te avionit që u rrëzua të dielën. Hetimi i saj pritet te hedhe drite mbi shkaqet e aksidentit ajror. Boeing 737 Max-8 u rrëzua vetëm gjashtë minuta pas ngritjes dhe arsyet e katastrofës ende nuk janë të qarta. Piloti i njohur për aftësitë e tij, kishte raportuar vështirësi dhe kishte kërkuar kthimin në aeroport, por nuk ja doli dot.Aeroplani ishte i ri dhe i ishte nënshtruar mirëmbajtjeje vetëm një muaj më parë. Ndaj dhe rrëzimi i tij ka krijuar alarm në industrinë e aviacionit.Me herët, pas një tragjedie që ndodhi ne Xhakarta, hetuesit konkluduan se sistemi i automatizuar që pengon avionin për të ngadalësuar shpejtësinë nëse fluturon shumë lart, në versionin e ri të avionit Boeing, merr informacion të gabuar nga sensorët. Kjo dyshohet të ketë ndodhur edhe ne rastin e Ethiopian Airlines.