Report TV - Avokatët e banorëve: 'Të shkretët' po nxirren në rrugë! Nuk ka vendim gjykate

2019-03-15 4

Avokatët e banorëve në zonën e Petro Nini Luarasit janë përplasur me punonjësit e Përmbarimit duke kundërshtuar veprimin e tyre për nxjerrjen e banorëve nga shtëpia. Avokati Ndue Pjetra i është drejtuar punonjësit të Përmbarimit se nuk ka vendim gykate për veprimin që po bën dhe se do të porcedohet penalisht.

Ai ka deklaruar për mediat se para dy vitesh këta familjarë kanë nënshkuar një marrëveshje. Ata kanë rënë dakort të heqin dorë nga rekursi për t'u demshpërblyer me një shtëpi. Në momentin që ata kanë hequr dorë nga rekursi prona ka kaluar në një përmbarues tjetër.

"Nuk mund të futesh në banesë pa vendim gjykate. Kreditori ka të drejtë të heqë dorë nga ekzekutimi. Nuk ka rëndësi si janë marrë vendimet deri tani. Nëse ekzekutohet ky vendim, përmbaruesi do ndiqet penalisht. Komisariati nr 2 i shërben kriminelëve. Para dy vitesh kanë nënshkuar një marrëveshje. Ata kanë rënë dakort të heqin dorë nga rekursi për t'u demshpërblyer me një shtëpi. Në momentin që ata kanë hequr dorë nga rekursi prona ka kaluar në një përmbarues tjetër. Familjarët kanë të drejtë të rrinë në pjesën e vet. Prona është e ndarë në dy pjesë, njëra i takon pronarëve dhe tjetra", ka deklaruar avokati.

Ndërkohë avokati tjetër është shprehur se banorët, duke i quajtur ata "të shkretët", kanë nënshkruar një marrëveshje e cila vepron mbi vendimin gjqyësre

"Ka një vendim në kundërshtim me ligjin. Kjo pronë është sekuestruar në 1939. Sipas ligjit nuk mund të kthehen pronat e sekuesruara para vitit 1944.Palët në vitin 2015 kanë bërë një deklaratë noteriale ku thuhet se është vendosur të heqin dorë nga rekursi që kishin në Gjykatë të Lartë. Kur palët arrijnë marrëveshje nuk mund të veprojë më përmbarimi dhe bie fuqia e vendimit gjyqësor. Gjykata e Apelit Tiranë i jep fuqi juridike deklaratës noteriale".