Zaev-Mickoski diskutojnë për presidencialet e prokurorinë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-15 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas më shumë se tetë muaj, prej takimit të korrikut dhe mosmarrëveshjeve te shumta për emrin e ri të vendit dy kundërshtarët politikë ne Maqedoninë e Veriut kanë vendosur të zbusin tonet. Kryeministri Zoran Zaev ka biseduar me liderin e opozitës Kristijan Mickoski. Fokusi kryesor ishte mbajtja e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike presidenciale dhe prokuroria special.Ne do të sigurojmë që zgjedhjet të jenë të pastra si kristali, që është e rëndësishme si nga aspekti shtetëror edhe ai partiak. Pozitat tona janë të qarta, kjo Prokurori Speciale Publike duhet të përfshihet në sistemin e prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë Veriore, ku duhet t?i jepet mundësia këtij kapaciteti të krijuar në vend të vazhdojë.Zaevi dhe Mickoski nuk diskutuan për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa u refuzua kërkesa e VMRO-DPMNE-së që me propozimin e opozitës të zgjidhet prokurori publik i shtetit. Por a jo çka prodhoi ky takim ishte krijimi I grupit të përbashkët të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE për projektligjin e ri për prokurorinë.Diskutuam edhe për ligjin për prokurorinë publike. Për ne, si parti politike është e rëndësishme që ky prokuror i posaçëm publik ka humbur besueshmërinë e plotë edhe personale edhe profesionale për të marrë mbështetjen tonë në të ardhmen. Parimisht integrimin e PSP-së si pjesë të Prokurorisë Publike mund ta hapim si temë dhe ta diskutojmë sepse është pjesë e paketës së ligjeve reformatore.Sipas Mickoskit, takimi ishte i dobishëm për përmirësimin e klimës politike për një proces të besueshëm të zgjedhjeve dhe për një garë te pastër presidenciale.