Lotë burrash, nënash e fëmijësh te Rruga Petro - Nini në Tiranë, përmbarim kërkon tu prishë banesën

2019-03-15 2

Një situatë e tensionuar është krijuar ditën e sotme te Pretro Nini Luarasi, ku dy familje luftojnë me policinë për të mbrojtur banesën e tyre nga ?duart? e IMT-së.

Gra, burra, fëmijë e të moshuar dolën në rrugë me britma e lotë duke kundërshtuar policinë dhe IMT-në, për të dalë nga shtëpia që do të shembet.

Disa përplaseshin jashtë me policinë e disa të tjerë kërcënonin nga brenda banesës se do të vetëflijoheshin nëse IMT ndërhynte.

Mes banorëve, kundërshtonin edhe fëmijët, të cilët me lotë në sy kërkonin të hynin në shtëpinë ku kanë lindur e janë rritur.