Paketa e ligjeve që kanë të bëjnë me reformat sistemore, e ardhmja e Prokurorisë Speciale, Presidencialet dhe zgjedhjet e parakohshme, pritet të jenë në qendër të takimit të sotëm, të caktuar për në orën 20:00, mes kryetarit të LSDM-së dhe Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Analisti Bardhyl Zaimi thotë se në agjendën e këtij takimi janë një seri ligjesh reformuese që duhet të miratohen nga parlamenti i RM së Veriut me shumicë votash dhe shumë çështje tjera me rëndësi për vendin.
Në takim pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për këtë çështje Zaimi thotë se ata do të varet nga epilogu i zgjedhjeve presidenciale.
Mungesa e partive politike shqiptare në këtë takim të dy liderëve, për analistin Bardhyl Zaimi ka të bëj me atë se partitë e bllokut shqiptar për temat të cilët do të diskutohen pikërisht për agjendën euro-atlantike të vendit kanë miratimin e partive shqiptare. Ai shtoi se për këto çështje antagonizmat vërehen në mes të partive të bllokut maqedonas.