Ora News - KLP ende pa godinë, bisedime me Dhomën e Avokatisë për ambientet e shkollës

2019-03-15 5

#oranews
Qeveria shqiptare ka hyre ne bisedime me Dhomën Kombëtare të Avokatisë për të marrë ambientet e programuara për Shkollën e Avokatëve si një alternative ku do të zhvendosen tre nga institucionet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Shkolla e Magjistraturës

Bujar Sheshi: Pardje më ka ndodhur një fenomen interesat që nuk kisha pasur ndonjëherë përvojë në jetën time. U ngrita në mëngjes dhe thashë ku do shkoj sot unë? Përveç kafes nuk dija ku të shkoja tjetër

Kanë kaluar afro katër muaj nga kjo deklaratë e anëtarit të KLP-së dhe ende Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon të jetë klandestin pa institucion dhe pa zyra për të punuar.

Me miratimin e strukturës së re ky institucion pritet të ketë përveç anëtarëve edhe 65 punonjës pjesë të administratës, por tashmë e gjithë struktura mbështetëse dhe anëtarët e këshillit, janë të shpërndarë nëpër tre institucione, të cilat u kanë hapur dyert për t?i strehuar .

Më ndryshe është situata në Këshillin e Lartë Gjyqësor, e cila po përdor ambientet e ish KLD-së . Probleme ka edhe me Shkollën e Magjistraturës, e cila prej vitesh ka një kat në të njëjtën godinë me Fakultetit të Inxhinieri Minierave, por me rritjen e numrit te studentëve këto ambiente janë të papërshtatshme.

Por mesa duket qeveria e ka gjetur zgjidhjen për të sistemuar. RTV Ora ka mësuar se një nga variantet për të sistemuar këto tre institucionet nga më të rëndësishme, ne vend do të jenë ambientet e programuara për shkollën e avokatëve.

Godina e cila ndodhet pranë fushës së aviacionit është ende e papërfunduar por këto ambientet janë tepër luksoze dhe tashme është mësuar se për marrjen e tyre qeveria është në bisedime me dhomën kombëtare te avokatisë.

Janë afërsisht 25 mijë metra katror truall që u ka kaluar Dhomës Kombëtarë të Avokatisë nga qeveria Berisha në vitin 2013.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 7 gusht të vitit 2013 thuhet se kalohet në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Mbrojtjes, tek Ministria e Drejtësisë dhe Dhoma Kombëtare, pasuria e paluajtshme me sipërfaqe 25 mijë metra katrore. Kjo sipërfaqe njihet si prona me numër 64, me emërtimin ?ish-Fusha e Aviacionit?, ndërkohë që në vendim thuhet që Ministrisë dhe Dhomës së Avokatisë u ndalohet të ndryshojmë destinacionin e pronës, ta tjetërsojnë atë, apo t?ua japin në përdorim të tretëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klp-ende-pa-godine-bisedime-me-dhomen-e-avokatise-ambientet-e-shkolles

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange