Kryemadhi akuza ndaj Lleshajt: Le gradën e ushtarakut për portofolin e një ministri

2019-03-15 0

Monika Kryemadhi ishte sot në Fushë-Krujë ku u takua me strukturat e LSI-së dhe bëri akuza ndaj ministrit Lleshaj lidhur me gazin e lotsjellës të hedhur në protestat e opozitës. Kryemadhi e quajti atë një ushtarak të dështuar që ka lënë gradën e ushtarakut për portofolin e një ministri.

"Sandër Lleshaj helmon qytetarët. Ai është një ushtarak që ka dështuar. Asnjë ushtarak nuk e lë gradën për portofolin e një ministri", deklaroi Kryemadhi.

Ajo përsëriti akuzat për blerje votash nga partia socialiste dhe deklaroi se djegia e mandateve u bë për të mirën e qytetarëve.

"Tashmë ne sot jemi në një takim me njerëzit kryesorë. Kemi një detyrim moral për të bashkëbiseduar për të kuptuar dhe për të ndarë problematikat që ne kemi. Djegia e mandateve është i paprecedentë por është i nevojshëm. Djegia e atyre mandateve, ishte një vendim për të cilët menduam se deputetët do të kishin mëdyshje por nuk pati të tilla. Vetë LSI ëhtë krijaur me qëllim integrimin e Shqipërisë.

Bëmë të mundur marrjen e statusit kandidat kur partia drejtohej nga Klajada Gjosha. Pas zgjedhjeve të 2017 komisioni europian vendosi një nga kushtet reformen zgjdhore. OSBE shkoi në raportin e saj se 20% e deputetëve të Partisë Socialiste kishin vjedhur votat.