Report Tv - Shfaqja “Princi dhe i varfëri” në Teatrin Eksperimental

2019-03-15 2

Historia mbresëlënëse e autorit Marc Twain, ?Princi dhe i varfëri? ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? për fëmijët. Në rreth një orë, vepra me të cilën janë rritur breza të tërë vjen për publikun e vogël. Në qendër të shfaqjes është djaloshi endacak Tom Kenti, i cili shquhet për vullnetin e hekurt, që ka për t?u bërë princ. Ndërsa, Eduard Tudor, është princi i Uellsit. Të dy personazhet takohen një ditë, duke i dhuruar publikut shumë aventura dhe të papritura.

?Tani fëmijët po shkojnë drejt historive moderne, por nuk do të doja që të humbasin gjurmët e tregimeve që ne jemi rritur. Mark Twain është një autor shumë i madh, që do të doja që të njihej nga fëmijët, se është pjesë e kurrikulave mësimore. Zgjodha ?Princi dhe i varfëri?, sepse do t?i ndihmojë fëmijët që të kuptojnë se secili ka një histori ndryshe edhe nuk duhet që ta krahasojë veten me të tjerët. Më e fshehur është edhe mesazhi, i të drejtave të fëmijëve. Tomi është një fëmijë i keqtrajtuar nga i ati, për këtë arsye doja që të vija ?Princin dhe i varfëri?, tregon Franceska Hysi