Shkatërrimi i pyjeve merr përmasa shqetësuese

2019-03-15 0

Shkatërrimi i pyjeve ka marr dimensione shqetësuese. Megjithatë qytetarët nuk heqin dorë nga prerja e druve. Alsat qëndroi një ditë në terren dhe filmoi nga afër prerësit e druve. Ata thonë se kjo është mënyra e vetme për të siguruar kafshatën e bukës. Autoritet nga ana tjetër vijojnë luftën kundër prerjes joligjore të druve, ndërkohë që ambientalistët tërheqin vërejtjen për pasojat e rënda ndaj mjedisit.