Rama inspekton investimet e qeverise

2019-03-15 0

Nga Fieri ku inspektoi përfundimin e fazës së parë të projektit për impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane, Kryeministri Rama u dha përgjigje akuzave të opozitës se pas ndërtimit të inceneratorit fshihet një ndër aferat korruptive të qeverisë.

?Një projekt i tillë kthehet në një tabelë qitjeje e fut e bjer kush të mundet: ?korrupsion?, ?grabitje?, ?hajdutëri?, ?PPP?, por lum kush duron dhe koha i vë gjërat në vend. Këtu faktikisht hapet perspektiva për të gjitha bashkitë që t?i sjellin këtu mbeturinat dhe të shpëtojë njëherë e mirë edhe mjedisi në të gjithë qarkun nga hedhjet kuturu të mbeturinave, nga vendgrumbullimet kuturu, nga helmimi i ujërave nga helmimi i tokës, nga helmimi i ajrit, nga dëmtimi i shëndetit.?

Me vënien në funksion 100% të këtij inceneratori qeveria thotë se do të sigurohet edhe prodhimi i energjisë elektrike, një benefit për zonën.? Ky projekt, i dyti në vend pas atij të Elbasanit do të pasohet nga një tjetër në Durrës, pasi sipas kryeministrit edhe në këtë qark ka një situatë emergjence mjedisore.

Jo vetëm mjedisi, por edhe bujqësia në qarkun e Fierit për kryeministrin janë një tjetër prioritet i qeverisë. Gjatë një vizite që pati në një serë në Roskovec, Rama tha se synohet ta kthejë zonën e Fierit në një pararojë të eksporteve përmes skemës së subvencioneve.

Gjatë vizitës në Fier, Kryeministri Rama pa nga afër edhe pavionin e ri të Hemodinamikës, investim i qeverisë për të përmirësuar shërbimin e kardiologjisë, ku që prej muajit Shkurt janë kryer 28 koronarografi.

?Ju faleminderit shumë se kemi vajtur 3, 4 herë në Tiranë, me shoqërues. Jo vetëm ne, por i gjithë jugu. Mjeku që është këtu është hero, na vjen tërë natën dhe na pyet?, tha një pacient.

?Kam qenë para 6 vitesh i shtruar këtu nga diabeti, por atëherë nuk rrihej dot. Për mua këtu janë bërë investime gati sa për 50 vite rresht?, tha një tjetër.

Me çeljen e këtij pavijoni, Ministria e Shëndetësisë thotë se do të reduktohet ndjeshëm lista e pritjes dhe do të ulet fluksi i pacientëve që këtë ekzaminim e kryenin në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? në Tiranë.

Tv Klan