Kryeministri Rama inspekton investimet në Fier - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-15 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama inspektoi disa investime ne qarkun e Fier. Fillimisht ai ndal ne Spitalin Rajonal, ku është vënë në funksionim për herë të parë, pavijoni i ri i Hermodinamikës për të përmirësuar shërbimin e kardiologjisë. Që prej muajit shkurt, aty janë kryer 28 koronarografi, vendimtare për diagnostifikimin e sëmundjeve të rënda të zemrës.Me pas kreu i qeverise i shoqëruar nga kryetari i kuvendit dhe deputet i zonës Gramoz Ruçi dhe ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi u ndalen ne një sere ne Fier. Rama u shpreh se qeveria do të vijojë të mbështesë me financime fermerët e interesuar për të investuar sidomos në sera, në mënyrë që shifrat e eksportit të kapin një tjetër nivel.Do vazhdojmë t?i financojmë shumë fuqishëm serat dhe të rrisim eksportin. Kapja e 250 mijë ton ishte e pamenduar para disa vitesh. Ne do shkojmë te 300 mijë patjetër si hap tjetër dhe pastaj më lartKryeministri vizitoi edhe Kishën e Shën Kollit ne Kurjan te Roskovecit, e cila tashme është kthyer ne atraksionin më i ri turistik, me restaurimin e saj pas 50 vitesh lënie në harresë.Kisha e Shën Kollit ka vlera të rralla arkitektonike dhe kulturore. Pikturat murale në brendësi janë vepra të ikonografit Nikolla, i biri i Onufrit, të cilat do të restaurohen tërësisht në një fazë të dytë të projektit.