Brenda VMRO-DPMNE ka qëndrime të ndryshme për ekzistimin e Prokurorisë Publike Speciale. Përderisa lideri Hristijan Mickovski vlerëson se ekzistimi i PSP-së duhet të jetë në formë tjetër, duke u lustruar të gjithë funksionerët aktual të pushtetit dhe jo vetëm opozita, ndryshe mendon. njëri nga figurat kyçe në VMRO-DPMNE, deputeti Ilija Dimovski. Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai deklaron se mund ta mbështes ligjin për Prokurorinë Speciale Publike, nëse do të kishte garanci se ky institucion do të sigurojë sundimin e së drejtës. Ai shton se si pjesëtar i Kuvendit gjatë procesit të krijimit të PSP-së, përpiqet të definoj qëndrim për të mbështetur ekzistimin e mëtejshëm të speciales. Sipas tij si në Kuvend dhe në gjyqësor, ashtu edhe në PSP ka njerëz profesionist si edhe jo profesionist. Por dhe procedura kualitative dhe jo kualitative.