Ora News – Hoxhara tokat djerrë, fermerët: Nuk kemi marr asnjë dëmshpërblim nga shteti

2019-03-15 1

#oranews #tokatnehoxhare
Këto toka në fshatin Hoxharë të Fierit nuk prodhojnë më.

Fermerët kanë zgjedhur të mos i mbjellin pasi nuk marrin mbrapsht as mundin dhe as prodhimin e dëshiruar. Shkak janë bërë përmbytjet e vitit 2015 dhe 2017, që i kanë kthyer ato në joproduktive.

Fermer: Nuk japin prodhim. U përmbytën dy herë rresht.

Në Hoxharë banorët jetojnë përmes të ardhurave nga bujqësia dhe blegtoria. Me dëmtimin e tokave edhe jetesa e tyre është bërë e vështirë. Ndër vite, ata thonë se nuk kanë marrë dëmshpërblim për tokat e përmbytura apo asistencë nga qeveria.

Fermer: Në 2015 na erdhën vlerësimet. Asnjëri nuk mori. Ata që kishin njohje me kryetarin e bashkisë i mori të gjitha.

Rreth 80% e tokave në këtë fshat janë cilësuar të kategorisë së 7, që do të thotë se prodhojnë shumë pak, ndërsa përmbytjet e fundit kanë përkeqësuar gjendjen e tyre. Në kushte të tilla, fermerët apelojnë shtetin që të mos u marr taksën e tokës, për aq kohë sa ato mbeten djerrë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hoxhara-tokat-djerre-fermeret-nuk-kemi-marr-asnje-demshperblim-nga-shteti

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz