Report TV -Ndryshime në Polici! Ikën edhe kryepolici i Tiranës, ja kush pritet t'i zërë vendin

2019-03-15 2

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur shkarkimin e 12 drejtuesve të policisë në qarqe, dhe zëvendësimin e tyre me drejtues të tjerë. Në mëngjesin e djeshëm Kastriot Skenderaj, drejtori i policisë së Tiranës është njohur me urdhërin e kryepolicit Veliu për largimin nga detyra dhe sipas burimeve të ?Shqiptarja.com? pritet që postin e Skënderaj ta zeri Edmond Rizaj.

Ky i fundit është një drejtues karriere në polici dhe mësohet se Veliu i ka besuar drejtorinë e kryeqytetit. Kastriot Skënderaj ishte emëruar në kryje të Policisë Tiranë, në muajin shkurt të 2018-së. Një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra.

Motivet që çuan në shkarkimin e Drejtorit të Policisë Tiranë ende nuk dihen. Ndërkohë po dje Ardi Veliu ka firmosur dy shkarkime brenda pak orëve. Fillimisht u largua nga detyra Gentjan Shehaj, Drejtor i Policisë Vlorë dhe pak orë më vonë edhe Drejtori i Policisë Tiranë, dhe ai i Fierit e Beratit. Gentjan Shehaj ishte emëruar në krye të Policisë së Vlorës në muajin prill të vitit 2017, por dje është firmosur urdhri i transferimit nga detyra. Në vendin e Shehajt është emëruar Artion Duka. Ai ka qenë, shef i komisariatit nr.2 në Tiranë, drejtor i Forcës së Posaçme operacionale dhe së fundmi drejtor i Policisë Berat, ndërsa tashmë është emëruar në qarkun e Vlorës. Duka është emër i njohur pasi në kohën e Tahirit u hetua për pajisjen përgjuese ?IMSI Catcher?.

Edhe drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, pas dy vitesh në këtë post u transferua nga detyra, duke u komanduar nëndrejtor për Rendin në Policinë e qytetit të Elbasanit. Drejtimin e Policisë së Fierit e merr, Andon Duka, i cili mbante postin e zv.drejtorit të policisë në këtë qark.

?Shqiptarja.com? mëson se në Durrës ministri Lleshaj ka planifikuar për drejtor qarku Ilia Nasi.Si rezultat i këtyre ndyshimeve jo më larg se dymuaj Lleshaj bëri një lëvizje surprizë duke emëruar në krye të Drejtorisë së Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Tonin Vocaj dhe larguar të besuarin e Fatmir Xhafaj, Eduard Merkaj. Ndërkohë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vijuar me lëvizjet e drejtuesve pas marrjes së detyrës. Ditën e djeshme, Lleshaj ka firmosur emërimin e drejtuesit të ri të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Në vendin e Anila Trimit që u emërua nga Fatmir Xhafaj kur ishte në postin e ministrit, do të jetë Muhamet Rrumbullaku, një drejtues me eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, që rikthehet në post drejtuesi. Muhamet Rrumbullaku ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe. Pas reformës me ndryshimin e pushtetit në vendin 2013 u largua, por gjashtë vite më pas është rikthyer sërish.

Ndërkohë që ky është rikthimi i dytë që bën Lleshaj, pas atij të Tonin Vocajt pak ditë më parë në krye të drejtorisë së Departamentit të Policisë Kriminale, i cili ishte larguar po në vitin 2013. Tonin Vocaj është një emër i njo...