Gati krijimi i “Agjencise se Kadastres”

2019-03-15 2

Pas miratimit në heshtje nga ana e presidentit Ilir Meta të ligjit ?për Kadastrën?, nisma është botuar në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi më datën 22 Mars.

Ligji i ri i jep fund emrit hipotekë, dhe bashkon në një agjenci të vetme zyrat e regjistrimit të pasurive, me ato të legalizimit dhe ato të iventarizimit dhe transferimit të pronës. Por për nismëtarin e këtij ligji, Artan Lame, sfidat tashmë janë të shumta dhe puna që pritet të përmbushë agjencia e kadastrës është kolosale.

Artan Lame, tha se 80% e pronave në Shqipëri janë hedhur me gabime dhe probleme hartografike dhe se pas disa ditësh, me hyrjen në fuqi të ligjit termi hipotekë do të futet në muzeun e gjërave të shëmtuara, ndërsa qytetarët do përfitojnë amnisti për kamatat e disa shërbimeve.

Me ligjin e ri për Kadastrën dhe atë të përfundimit të proceseve të kalimit të pronësisë, qeveria do t?i japë zgjidhje problemit të regjistrimit të pronave, përfshirë dhe të tokave bujqësore. Sipas të dhënave paraprake, më shumë se gjysma e akteve të marrjes së tokës në pronësi nuk rezultojnë të regjistruara në hipotekë.