Europa vendos viza për amerikanët - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-15 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkimi Europian do të rinisë të vendosë sistemin e vizave për qytetarët amerikanë duke nisur nga viti 2021.Bashkimi Europian njoftoi në faqen e internetit se qytetarët amerikanë do të kenë nevojë për vize për të vizituar Zonën Europiane Shengen sipas Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit të njohur shkurtimisht si ETIAS.Për të aplikuar shtetasit amerikane do të kenë nevojë për një pasaportë të vlefshme, një llogari email dhe një kartë krediti ose debiti, njoftoi zyra e Bashkimit Europian për vizat, ndërsa të miturit, do të kenë nevojë vetëm për pasaportat e tyre normale për të udhëtuar pas hyrjes në fuqi të vizave.Bashkimi Europian tha se viza do të jetë e vlefshme për tre vjet dhe i lejon amerikanët të hyjnë në zonën Shengen sa herë që është e nevojshme.Por Shtetet e Bashkuara kanë qenë në një mosmarrëveshje me Parlamentin Evropian dhe Komisionin Europian mbi vizat qe ende nuk ka hequr për qytetaret e Bullgarinë, Kroacinë, Polonisë, Rumanisë dhe Qipros. Udhëtarët në këto pesë vende janë të vetmet vende të BE që SHBA u kërkon të aplikojnë për vizë amerikane.Në vitin 2016, Komisioni Europian bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të japin të njëjtin status pa viza për ato pesë vende si vendet e tjera të BE.