#oranews #kqz
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zëvendësojë të hënën dhe gjashtë deputetë të tjerë të opozitës. Tre prej tyre vijnë nga lista e Partisë Demokratike. Në Berat Astrit Veliaj do të zëvendësohet nga Lefter Maliqi. Në Korçë Klevis Balliu do të zëvendësohtet nga Ligoraq Karamelo. Ndërsa mandatin e Gent Strazimirit do ta marrë Majlinda Halilaj e cila është renditur në numrin 47 në listën e partisë demokratike për kryeqytetin.
Sipas relacionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datën 1 mars Halilaj ka paraqitur dorëheqjen nga marrja e mandatit, por tre ditë më pas po ashtu në KQZ ajo ka dorëzuar edhe formularin e dekriminalizimit duke, nisur procedurën e marrjes së mandatit.
Sa i përket LSI mandatin e Viktor Tushaj në Lezhë e merr Alda Hoti, e cila pavarësisht se ka dorëzuar dorëheqjen nga marrja e mandatit ka paraqitur edhe formularin e dekriminalizimit
Në Durrës mandatin e Nora Malaj e merr Edlira Hyseni dhe në Gjirokastër në vend të Vangjel Tavos e merr EDiola Braha.
Në këtë mënyrë pas së hënës në Kuvend do të kemi 92 deputetë.
Kater parti te reja- Në mbledhjen e rradhës KQZ do të regjistrojë katër parti politike si pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit për pushtetin vendor.
Ato janë:
1. Partia Uniteti Kombetar
2. Partia Socialiste e Moderuar
3. Partia Emigracioni Shqiptar
4. Partia Kombetare Konservatore Albania
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kqz-shqyrton-prvendimet-regjistrimin-e-partive-ne-zgjedhjet-lokale
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz