SHBA: Kosova dhe Serbia t'i rikthehen dialogut

2019-03-14 0

David Hail, nënsekretari amerikanë për punë politike, ka arritur në Serbi për të çuar mesazhin për ndalimin e provokimeve nga të dyja palët dhe kthimin në dialog. Këtë porosi e ka sjellë edhe në Beograd, optimist se brenda këtij viti mund të arrihet marrëveshja. Kaq është bërë e ditur në njoftimet për shtyp.

Por, politikani amerikan ka arritur në mes ngjarjes që përçojnë tension. Serbia reagoj në platformën e Kosovës duke e quajtur një platformë për luftë që të vetëm gjë kërkon është njohja e pavarësisë. Reagimet kanë nisur një ditë më parë.

Marko Gjuriç, shef i zyrës për Kosovën: Platforma nuk përmend asnjë moment të drejtat e serbëve, kishat apo pronat, por kërkohet njëfarë dëmshpërblimi I luftës, mbase për qindra mijëra serb të dëbuar, për djegien e çdo prone dhe vrasjen e mijëra bashkëkombësve tanë?

Pas largimit të Hail nga presidenca vazhdoi puna dhe gjithçka u sqarua në rrjetet sociale. Drejt presidencës nxitimthi u mblodhën njerëzit e rëndësishëm për sigurinë pasi presidenti, Alleksandar Vucic, ka mbajtur mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare për ta diskutuar platofrmën për një përgjigje të fortë të Serbisë. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë se Serbia tani do të ketë reagim të qetë, por kjo është goditje ndaj dialogut.

Ana Brnabiç - kryeministre e Serbisë: Presidenti, Aleksandar Vuçiç, ministri i jashtëm dhe unë të dielën do të takohemi edhe me Patriarkun e Kishës Ortodokse për të diskutuar pasi kjo paraqet fundin e dialogut.

Diplomacia amerikane ka sjellë insistimin për një zgjidhje për Kosovën dhe ulje tensionesh, pavarësisht se kjo duket e vështirë në një ditë të tillë.

Tv Klan