Report TV -8-Marsi në Berat/ Klosi mbjell pemë në kalanë shekullore të qytetit

2019-03-14 0

8-Marsi është festuar ndryshe në qytetin e një mbi një dritareve. Mesditën e sotme, ministri i Mjedisit Blendi Klosi, së bashku me gratë e forumit socialist dhe jo vetëm, ka mbjellë fidanë të rinj pishe në zonën e gjelbër të kalasë së qytetit, që është një nga qendrat historike më të frekuentuara nga turistët. Rreth 200 gra i janë bashkuar kësaj nisme duke mbjellë 150 fidanë të rinj, por edhe kanë bërë pastrimin e zonës përreth kalasë.

Ministri i Mjedisit,Blendi Klosi është shprehur se nënat dhe vajzat e forumit socialist dhe qytetit të Beratit vendosën ta festojnë sot 8 Marsin ndryshe, duke mbjellë pemë në kalanë shekullore të qytetit dhe duke e pastruar atë. Kryetarja e gruas socialiste në Berat,Vjollca Hoxha, pasi ka uruar të gjitha gratë beratase për festën e tyre, është shprehur se,çdo pemë e mbjellë këtu sot është një jetë, në mënyrë që qytetin ta bëjmë sa më të bukur e të lulëzuar

Free Traffic Exchange