E kthyer tashmë në traditë për të dytin vit radhazi deputeti i Vlorës Vullnet Sinaj ka mbledhur gratë e Bashkisë së Selenicës për të festuar ndryshe festën e 8 Marsit. Deputeti Sinaj u shpreh shumë i lumtur që kjo traditë vazhdon dhe sipas tij gratë meritojnë shumë më tepër se kaq.
"Të mbledhësh zonja nga gjithë Labëria është pak e vështirë, por dëshira e madhe për të festuar këtë festë kaq të rëndësishme të juaj, që simbolizon gjithmonë sakrificën që kanë bërë zonjat dhe gratë në të gjithë botën për të fituar të drejtat e tyre. Edhe kjo festë është e përbashkët, por duam t'u tregojmë burrave të Labërisë që gratë labe janë më të forta se burrat" tha Vullnet Sinaj.
Sipas, deputetit Vullnet Sinaj, të mbledhësh gratë dhe femrat e lumit të Vlores dhe të Laberisë është e vështirë, por sot në këtë ditë të shënuar u bë e mundur që të festohet ndryshe.
"Ajo që mua më kishte rënë në sy si deputet ishte që këtu vijonte pak pozicionimi i zonjave dhe grave në rol të dytë. Nisur nga kjo, mendova që festën e 8 Marsit edhe vitin e kaluar edhe këtë vit ti ftoja të gjitha zonjat e Labërisë në një festë të tillë për të gëzuar. Tendenca është që 50% e përfaqësisë në qeverisjen qendrore apo lokale të jetë zonja, të jenë gra.
E vërteta këtu në bashkinë e Selenicës është shumë e pakët, edhe ndonjëherë, duhet ta themi hapur, që edhe pse ka ndonjë zonjë anëtare këshilli duhet të pyetet burri për të vajtur në mbledhje apo jo. Në zgjedhjet e ardhshme PS do të jetë shumë ambicioze në raportin e zonjave me burrat, duhet të kërkojmë të kemi një raport të barabartë" përfundoi Vullnet Sinaj.
Ndërkaq deputeti Sinaj u shpreh se me tendencën që ka qeveria pozicionimi i gruas në institucione të jetë i barabartë me atë të burrave. Ndërsa i ftoi që duke nisur nga ky 8 Mars, të gjithë gratë e Labërisë të festojnë për të gëzuar, rilindur dhe rizgjuar ndjenjën e kolektivitetit të kësaj zone.