#oranews
Në ditën e 8 Marsit, deputeti socialist i Vlorës Vullnet Sinaj organizoi një festë për gratë e vajzat e Labërisë në shenjë vlerësimi për përkushtimin si bija, motra e nëna. Si përfaqësues politik, Sinaj tha se PS do të synojë barazi gjinore në zgjedhjet vendore edhe në bashkinë e Vogël të Selenicës!
Gratë e Labërisë festuan 8 Marsin në një aktivitet të organizuar nga deputeti socialist i Zonës, Vullnet Sinaj në shenjë vlerësimi ndaj përkushtimit dhe misionit si bija, motra e nëna.
Nisma e deputetit Sinaj ka marrë jetë dy vjet më parë, ndërsa synimi i saj jo politik sic thekson Ai është të sjellë një erë ndryshimi për femrat që meritojnë më shumë nga sa u ka dhënë koha dhe ambienti.
Sinaj: Për të rilindur dhe për të rizgjuar edhe njëherë ndjenjën e kolektivitetit në këtë zonë. Zonja me karakter të fortë që meritojnë shumë më tepër se çfarë u ka dhënë koha dhe ambienti.
Sinaj flet për vëmendje të shtuar ndaj gruas në qeverisjen e majtë të socialistëve, ndërsa theksoi se në zgjedhjet vendore ata do të synojnë barazi gjinore edhe në bashkinë e vogël të Selenicës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/feste-grate-labe-deputeti-vullnet-sinaj-aktivitetet-8-marsin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz