Report TV -Ambasada italiane takim me gratë për 8 Mars, Cutillo: Ta shohim këtë ditë si reflektim

2019-03-14 0

Ambasada italiane në bashkëpunimi me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara për gratë në vendin tonë kanë zhvilluar një takim në lidhje me diskutimin për të drejtat e grave. Ambasadori Italian Alberto Cutillo gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo ditë duhet të jetë një ditë reflektimi për të luftuar për të drejtat e grave jo vetëm në Shqipëri por dhe në të gjithë botën.

"Në radhë të parë Gëzuar 8 Marsin të gjitha femrave. Kjo nuk është një ditë vetëm për gratë por dhe për të gjithë për të reflektuar që të jemi të kujdesshëm. Është detyra jonë që ta marrim seriozisht për të kuptuar se sa e rëndësishme është që në botë të ekzistojë barazia gjinore. Duhet ta pranoj që jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë ky realitet është shumë i largët", shprehet Cutillo.

Në takim ishin të ftuara gra nga biznesi, politikane shqiptare, akademike ku kanë sjellë eksperiencën e tyre në fushat përkatëse dhe luftën e bërë për të patur barazi gjinore. Për faqësuesi i kombeve të bashkuara për gratë në vendin tonë Giussepe Belsito theksoi se jo vetëm luftë për barazi por të gjithë bashkë sipas tij duhet të jenë qen vëzhgues për të parandaluar dhunën ndaj grave.

Free Traffic Exchange