Për të parandaluar vdekshmërinë e foshnjave dhe nënave, gjinekologët specialistë të nivelit sekondar do të kryejnë kontrollet e nivelit primar në të gjitha zonat ku mungojnë ambulanca dhe gjinekologë. Sipas planit, përmes ambulancave mobile gjinekologjike të vizitohen gratë e zonave rurale, në të cilat nuk ka aspak gjinekologë.