Report TV -Lirohen protestuesit e opozitës, Balliu: Me revolta bie regjimi i Ramës

2019-03-14 3

Janë liruar të gjithë protestuesit e opozitës të cilët u shoqëruan nga policia pas protestës së datës 5 Mars. Sipas Prokurorisë nuk ka asnjë provë që ata kanë ushtruar dhunë. Lorenc Bezati, Ervis Gaspri, Adi Mecja, Ervin Ceka, Lulzim Daci, Armando Prendi, Miklovan Ndreu, Nikoll Cepa janë lënë në masën e arrestit detyrim paraqitje.

Vendimi u dha nga gjyqtari Lazër Sallaku packa se prokuroria kërkoi arrest me burg. Në argumentimin e vendimit Sallaku u shpreh se prokuroria ska sjell asnjë provë që protestuesit të kenë dhunuar një efektiv policie.

Jashtë dyerve të Prokurorisë ka qenë edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i cili deklaroi se ky vendim i Prokuorisë rrëzoi pretendimet se në protestën e PD ka pasur dhunë. Balliu tha se në protestën e 16 Marsit duhet të marrë pjesë çdo qytetar për hir të stabilizimit të vendit.

"Në protestën e opozitës nuk ka patur dhunë. Tanimë nuk ka ngelur asnjë rrugë tjetër përveç revoltës së qytetarëve. Vendi nuk ka qeveri as shtet. Për hir të stabilizimit të vendit i bëj thirrje çdo qytetari të marri në dorë fatet e këtij vendi për të rrëzuar qeverinë. Nëse bie sitemi politik nuk ka rrugë tjetër përveç revoltës. Me revolta bien regjime edhe më të forta se ai i Edi Ramës. Fuqia e njerëzve është shumë herë më e madhe se ajo e njerëzve në fuqi. Protestuesit janë provokuar. Qytetarëve që kanë gjashtë vite që i mohohen të drejtat e tyre, me çdo masë do rrëzojnë këtë qeveri", u shpreh Balliu.

Ky është grupi i dytë i protestusve që arrestohen nga policia , ku në përfundim të protestës së 16 shkurtit u prangosur dhe ish kreu policisë bashkiake florenc hoxha i cili tashmë kërkon lirin në apel.