Gratë e Kosoves kujtojne te humburit

2019-03-14 0

Ferdonije Qerkezi, është gruaja të cilës më datë 27 Mars të vitit 1999, serbët ia kishin marrë burrin dhe 4 djemtë. Edhe sot nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Ajo jeton e vetme, ndërsa Marsi për të është muaji më i vështirë.

Së fundmi shtëpia e saj është shndërruar në shtëpi muze. Në ditën e gruas, Qerkezin e ka vizituar ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Ajo tha se krimet që kanë kryer serbët nuk duhet harruar asnjëherë nga gjeneratat dhe brezat e rinj.

"Uroj që të punohet për të pagjeturit dhe të dënohen kriminelët. Ishalla e arrijmë atë mundësi e dëshirën me i dënuar kriminelët serbë që kanë bërë në familjen time, burrin dhe 4 djemtë".

Qerkezi falenderoi të gjithë që kanë ndihmuar që shtëpia e saj të shndërrohet në ?shtëpi muze?. Ajo ka ftuar të gjithë ta vizitojnë që të mos harrohet e kaluara.

Tv Klan