Ora News - Lirohen të arrestuarit e protestës së opozitës

2019-03-14 3

#oranews
Protestuesit e datës 5 mars të cilët u mblodhën para parlamentit, janë liruar pasi u arrestuan nga policia për kundërshtim të punonjësit të policisë, goditje me mjete të forta e lëndë plasëse, gurë, shkopinj dhe fishekzjarre. Pas seancës gjyqësore që zgjati për rreth 4 orë, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, deklaroi se ky vendim rrëzon pretendimet për ushtrimin e dhunës në protestën e 5 marsit.


Tirane- Gjykata e Tiranës liroi të gjithë të arrestuarit e protestës së 5 marsit me arsyetimin e se nuk ka prova bindëse. Protestuesit e arrestuar të cilët i janë rikthyer lirisë, janë Lorenc Bezati, Ervis Gaspri, Adi Meçja, Ervin Ceka, Lulzim Daci, Armando Prendi, Miklovan Ndreu dhe Nikoll Cepa.

E vetmja masë që togat e zeza dhanë ndaj protestuesve është detyrim paraqitje për prishje të qetësisë publike dhe kundravajtje penale.

Në seancë ishte i pranishëm dhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili tha se kërkesa e prokurorisë rrëzoi pretendimetse në protestën e PD-së ka pasur dhunë, ndërsa në protestën e 16 marsit duhet të marrë pjesë çdo qytetar i vendit.

Prokuroria tanime nuk është asgjë tjetër veçse një vegël në duart e Edi Ramës. Eshtë kthyer në një makth e tmerr për çdo qytetar të lirë i cili kërkon të ushtrojë të drejtën e protestës. Eshte vendim i padrejtë pasi asnjë qytetar nuk ushtroi asnjë dhunë ndaj asnjë policia dhe prokuroria dështoi në dhënien e provave.

Policia e Shtetit i arrestoi 8 protestuesit pas tubimit të së martës, 5 mars 2019, para parlamentit, pasi sipas tyre kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse, gurë, shkopinj, fishekzjarre punonjësit e Policisë.

Ata u arrestuan me akuzën për kryerjen e veprave penale ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme?, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës? dhe ?Prishja e qetësisë publike?.

Protestuesit e liruar

Lorenc Bezati

Ervin Gaspri

Adi Meçja

Ervin Ceka

Lulzim Daci

Armando Prendi

Miklovan Ndreu

Nikoll Capa

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lirohen-te-arrestuarit-e-protestes-se-opozites
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Free Traffic Exchange