10 vite burg per stomatologen Olesia Duka

2019-03-14 3

Stomatologia Olesia Duka është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Durrësit per akuzën e mashtrimit në vlerën e disa miliona Eurove. 39-vjeçarja, sipas prokurorisë, i kishte marrë disa miliona Euro biznesmneve në Durrës dhe Tiranë me argumentin se do t'i investonte në klinika të ndryshme dentare dhe më pas do t'ua kthente.

Për ta bërë më të besueshme marrëdhënien me ta, ajo nënshkruante edhe kontrata noteriale. Gjykata në vendimin e saj njohu edhe borxhet që Duka u ka personave të mashtruar, të cilat është e detyruar t'i paguajë. Prokuroria kërkoi 15 vite heqje lirie për Dukën, por duke qenë se ajo kërkoi gjykim të shkurtuar përfitoi uljen e dënimit me 1/3. 39-vjeçarja u arrestua në Shkurt të vitit të kaluar pas një denoncimi të bërë nga pronari i një zyre të këmbimit valutor në Durrës.

Këtij personi, Olesia Duka i kishte marrë 900 mijë Euro, ndërsa fatin e tij patën edhe biznesmenë të tjerë. Më shumë se 2 milionë Euro dyshohet se ajo ka përfituar nga kjo skemë. Ajo prezantohej si një stomatologe e suksesshme me disa klinika në Shqiperi dhe shpesh shfaqej në evente të ndryshme bamirësie.

Tv Klan

Free Traffic Exchange