Soreca: Palet te dialogojne

2019-03-14 1

Apelit të eurodeputetëve dhe Drejtorit të Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson për dialog mes mazhorancës e opozitës i është bashkuar edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Luigi Soreca Ambasador i BE-së në Tiranë: Ne kemi kërkuar dialog dhe jemi të paanshëm. I kemi kërkuar qeverisë që të ndërmarrë çfarëdo lloj hapi që të ketë një frymë konstruktive me opozitën.

Të paprecedentë e cilëson djegien e mandateve të deputetëve nga opozita, teksa thotë se ky qëndrim rrezikon vendimin e Qershorit për hapjen e negociatave.

Luigi Soreca Ambasador i BE-së në Tiranë: Në rast moszgjidhje të këtij ngërçi, integrimi i Shqipërisë është në rrezik.

Të pafalshme e cilëson nxitjen e dhunës në protesta dhe apelon për tubime paqësore, teksa një mesazh ka për klasën politke të cilës i kujton se vetëm pak muaj i ndajnë nga gare elektorale.

Luigi Soreca Ambasador i BE-së në Tiranë :I bëjmë thirrje të gjitha palëve të marrin pjesë në zgjedhjet vendore si e vetmja mënyre demokratike.

Këto mesazhe Ambasadori i BE-së i bëri gjatë inagurimit të një qendre për gratë në Bashkinë e Vaut të Dejës, në krah të të cilit ishte edhe demokratja Rudina Hajdari, e cila ende nuk ka dorëzuar mandatin e deputetes.

Tv Klan

Free Traffic Exchange