Autostrada Milladinovc-Shtip, së shpejti në përdorim

2019-03-14 0

Qytetarët të mos vozisin në autostradën e re Milladinovc- Shtip derisa të kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe derisa zyrtarisht nuk lëshohet në veprim. Megjithëse në media qarkulloi informacioni se autostrada, që lidh kryeqytetin me lindjen e vendit duhet të lëshohet nesër, megjithatë ministri i Transportit Goran Sugareski thotë se autostrada do të lëshohet së shpejti, por jo këtë fundjavë. Autostrada Milladinovc- Shtip filloi të ndërtohet në vitin 2014. Pas disa vonesave, duhej të ishte gati dhe të lëshohej në përdorim vjeshtën e kaluar.