Çfarë duhet të bëjë një grua për të qenë e lirë? Nuk ka asnjë formulë, veçse të kërkojë lirinë brenda vetes. Regjisorja dhe aktorja, Ema Andrea, që më shumë se kushdo në qendër të krijimtarisë ka gruan, flet për udhëtimin e saj, si grua në Shqipëri. Ema Andrea rrëfen në një intervistë për ?ReportTV?, se ndonëse në shoqërinë tonë gruaja përplaset me shumë absurditete për zgjedhjet që bënë për të ardhmen e saj, sërisht ajo duhet të këmbëngulë në atë që do.