Report TV - 'Babale', ish-deputeti Salianji ironizon: Akuzohem për agjitacion

2019-03-14 1

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës në cilësinë e të pandehurit për dosjen "Babale".

Pas daljes nga Prokuroria ai ka ironizuar duke thënë se është thirrur si i pandehur pasi denoncoi një trafikant droge. Ai është shprehur se nuk është bërë asnjë hetim për të akuzuarit.

?Nuk ka pasur asnje hetim per te akuzuarit. Une u mora si i pandehur se denoncova nje trafikant. Denoncova një trafikant ndërkombëtar droge që sot është në burg, por i proceduar jam unë. Pasi të njihemi me aktet e dosjes do ja bëjmë publike, duhet të kishte hetim për Ballën, Veliun dhe Xhafën por kjo është si kronikë e kohëve të vjetra. Mund të fliste TVSH e kohëve të vjetra dhe të thoshte që elementët agjitatorë arritën të fusnin në burg një socialist. Unë akuzohem për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Olldashi?, u shpreh Salianji.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë për çështjen 'Babale'. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg.