Report TV - Gjykata jep detyrim paraqitje për protestuesit e opozitës, Balliu: Rama bie me revolta

2019-03-14 1

Janë liruar të gjithë protestuesit e opozitës të cilët u shoqëruan nga policia pas protestës së datës 5 Mars. Sipas Prokurorisë nuk ka asnjë provë që ata kanë ushtruar dhunë. Ata janë lënë në masën e arrestit detyrim paraqitje për prishje të qetesisë publike dhe kundravajtje penale.

Jashtë dyerve të Prokurorisë ka qenë edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i cili deklaroi se ky vendim i Prokuorisë rrëzoi pretendimet se në protestën e PD ka pasur dhunë. Balliu tha se në protestën e 16 Marsit duhet të marrë pjesë çdo qytetar për hir të stabilizimit të vendit.

"Në protestën e opozitës nuk ka patur dhunë. Tanimë nuk ka ngelur asnjë rrugë tjetër përveç revoltës së qytetarëve. Vendi nuk ka qeveri as shtet. Për hir të stabilizimit të vendit i bëj thirrje çdo qytetari të marri në dorë fatet e këtij vendi për të rrëzuar qeverinë. Nëse bie sitemi politik nuk ka rrugë tjetër përveç revoltës. Me revolta bien regjime edhe më të forta se ai i Edi Ramës. Fuqia e njerëzve është shumë herë më e madhe se ajo e njerëzve në fuqi. Protestuesit janë provokuar. Qytetarëve që kanë gjashtë vite që i mohohen të drejtat e tyre, me çdo masë do rrëzojnë këtë qeveri", u shpreh Balliu.