Ora News – Frikë nga dhuna, mjekët e Lezhës protestë për kolegun e tyre

2019-03-14 0

#oranews #mjeketelezhes
Një ditë pas dhunimit të mjekut Zef Doda në ambjentet e spitalit të Lezhës, stafi mjekësor i këtij spitali ka ndërprerë punën dhe ka dalë në protestë në shenjë solidariteti me kolegun e tyre si dhe për të dënuar dhunën ndaj bluzave të bardha.

Mjekët thonë se ndihen të pasigurtë në vendin e punës dhe kërkojnë mbrojtje, pasi janë raste të përsëritura.

"Ata kanë deklaruar se do të vijojnë të protestojnë sërish të hënën ku do të hartojnë dhe një dokument me kërkesat që kërkojnë të plotësohen nga ministria e Shëndetësisë. Urgjenca ka funksionuar. Ndërkohë që edhe pacientë që kishin ardhur në spital janë solidarizuar me mjekët" informon gazetari i Ora News, Elvis Hila.

Mjeku u godit- Dermatologu, Zef Doda, u dhunua me sende të forta në zyrën e tij nga një 24 vjeçar nga Mirdita i identifikuar si Eduard Lleshi, i cili u vetëdorëzuar në polici pas disa orësh.

Mësohet se në dëshminë e tij dhunuesi ka thënë se e qëlloi me grushte pasi mjeku ishte në gjendje të dehur dhe nuk po i shërbente.

Mjeku: Pacienti ishte pa sistem referimi dhe kërkonte të vizitohej me çdo kusht.

Ai ka marrë dëmtime serioze ndaj pas ndihmës së parë u soll për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Por kolegët thanë se çdo ditë janë përballë kërcënimeve të tilla për shkak të problematikave të sistemit të shëndetësisë.

Në të njëjtën kohë në Tiranë u denoncua dhunimi i një specializanteje në QSUT, duke konfirmuar alarmin e mjekëve për sigurinë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/frike-nga-dhuna-mjeket-e-lezhes-proteste-kolegun-e-tyre
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID