Gratë e Asirit kanë zgjedhur që në 8 Mars të protesojnë kundër projektit në zonën e Unazës së Re. Ata mbanin panakarta ku shkruhej "Motoja jonë, shtëpia jonë" dhe kishin veshur jelekët portokalli të cilat tashmë janë kthyer në identifikues për banorët e Astirit. Në mbështetje të tyre kanë qenë edhe ish-depuetetet e opozitës Albana Vokshi, Erisa Xhixho, Mesila Doda.
Albana Vokshi ftoi gratë në Astir që t'i bashkohen protestës së madhe të 16 Marsit e cila sipas saj do të rrëzojë nga qeveria kryeministrin Edi Rama.
?Drejtësia vonon po nuk harron. Edi Rama jo vetëm do ikë por do dënohet për të gjitha krimet që ka bërë në këtë vend. Jemi këtu për një kauzë të vetme, të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët Shqipërinë. T?i themi jo më 16 mars modelit të Edi Ramës, jo papunësisë, jo kriminalitetit, jo blerjes së votës?,- tha ajo.