Report TV - Simpatizantët e PD-së përplasen me policinë, protestë kundër Ramës në Fier

2019-03-14 1

Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë në qytetin e Fierit pasi kundërshtojnë vizitën e kryeministrit Edi Rama i cili ka njoftuar se do të jetë sot atje në ditën ndërkombëtare të gruas.

Gjatë përplasjes simpatizantët e PD-së kanë çarë kordonin e policisë e vendosur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë ndërkohë që Edi Rama po zhvillon një takim me gratë Fierit rreth 500 metra larg vendit ku po mbahet protesta. Bashkë me protestuesit është parë edhe Kryetari i PD në Fier i cili ka deklaruar se qytetarët e Fierit nuk e duan kryeministrin dhe kërkojnë largimin e tij.

Forcat e policisë që po përpiqen të neutralizojnë turmën e protestuesve janë të pajisur me skafandra mbrojtëse.

Më herët simpatizantët e PD-së në Fier dolën në protestë në rrugën hyrëse të qytetit me qëllim ndërprerjen e rrugës për kryeministrin Edi Rama.

Atje ata i kanë vënë flakën gomave pranë një karburanti në Roksovec, duke rritur rrezikshmërinë për kalimtarët dhe banorët e zonës.