Report TV - Deputetja Rudina Hajdari shfaqet publikisht pas vendimit për të mos djegur mandatin

2019-03-14 2

Rudina Hajdari nuk është shfaqur më publikisht, prej vendimit të saj për të mos djegur mandatin e deputetes, një hap kundër Partisë Demokratike, aleatëve të djathtë dhe LSI-së që hoqën dorë në bllok nga mandatet. Deputetja e Partisë Demokratike, ndodhej në Amerikë kur përmes një statusi në Facebook njoftoi vendimin e saj pas konsultave me ndërkombëtarët, se nuk do të hiqte dorë nga mandati. Por këtë të premte, Rudina Hajdari, vajza e deputetit të ndjerë, dhjetoristit Azem Hajdari, është shfaqur në krah të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Ambasadori ishte në Bashkinë e Vaut të Dejës, nga ku uroi gratë dhe vajzat për 8 Marsin. Në këtë bashki është çelur edhe një qendër për gratë, për inaugurimin e së cilës ambasadori u gjend sot në Vaun e Dejës.

Free Traffic Exchange