#oranews #jufletmoska
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për djegien e mandateve nga opozita. Sipas Myftarajt kjo është beteja e fundit e madhe politike e Sali Berishës.
Kastriot Myftaraj: Djegia e mandateve nga opozita është një betejë politike që mund ta quajmë personale dhe e fundit në jetën politike të Sali Berishës.
Ishte Berisha ai që shpalli idenë në kohën kur u zgjodh Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme. Ishte Sali Berisha që nuk nguroi ta përsëriste idenë kur duhej zbatuar.
Disa gazetarë u befasuan kur menduan se do ta kapnin Berishën mat, duke thënë se kjo është ideja juaj, ju e thatë i pari.
Por Berisha u tha: 'Po' nuk e mohoj, e kam thënë unë i pari.
Berisha mori përsipër betejën më të madhe politike që ka bërë opozita shqiptare me në krye PD.
Nëse Basha tentoi të bëhej lider dhe u duk sikur do bëhej lider me çadrën, dështimi i paktit me Ramën bëri që lidershipi i PD të vihet përsëri në lojë dhe tani testohet me anë të Berishës për djegien e mandateve.
Shumë beteja politike ka fituar Berisha në opozitë dhe pushtet. Sot në moshën 74-vjeçare ai gjendet në këtë betejë, të cilën e ka marrë përsipër vetë.
Çfarë kërkon Berisha me këtë betejë politike?! Të rrëzojë Ramën nga pushteti?! Nëse do t'ia arrijë kësaj dhe ta çojë vendin në zgjedhje të reja, Berisha duhet të marrë përsipër edhe udhëheqjen e partisë në zgjedhje.
Për më shumë lexoni këtu: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-beteja-e-fundit-e-madhe-politike-e-sali-berishes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz