Report TV -Ekspertët: Kriza politike pasoja në ekonomi dhe turizëm, destabiliteti i dëmshëm

2019-03-14 0

Situata politike me lënien e mandateve nga opozita dhe protestat e zhvilluara në Shqipëri, kanë krijuar një situatë jo të favorshme sipas ekspertëve të ekonomisë. Edhe pse sipas tyre, momentalisht nuk ka ndikim të drejtpërdrejt në sytë e investitorëve të huaj apo turistëve, kjo është diçka negative. Për Report tv drejtori i Qendrës Shqiptare për Zhvillime Ekonomike Zef Preçi, si dhe eksperti i ekonomisë Selami Xhepa kanë thënë se elita politike duhet të tregohet e përgjegjshme në mënyrë që përplasjet politike të mos kenë impakt negativ.

??Situata ekonomike është më e ndjeshme në sytë e investitorëve të huaj. Ata shohin politikën e taksave, mendojnë a do të rezistojë qeveria apo do ketë rrëzim të saj, do shkojë në zgjedhje të parakohshme apo nuk do të shkojë? Dhe këto pyetje i bën investitori para së gjithash e kjo ndikon prania e investimeve, tek vendet e reja të punës, aftësia konkurruese dhe eksportuese e ekonomisë ndërkombëtare?? pohon Zef Preçi Drejtor i Qendrës për Zhvillime ekonomike.

??Çdo lloj tensionimi politik nuk bën gjë tjetër vetëm se e shton dhe më shumë këtë lloj qëndrimi hezitues dhe skeptik të agjentëve të ekonomisë?? thotë Selami Xhepa, Menaxher Kërkimesh në Qendrën Shqiptare për Tregun Ndërkombëtar.

Ekspertët pohojnë se duhet të gjenden mënyrave efikase për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet që disponon vendi. Investitorëve e turistëve jo vetëm duhet t?u krijohet infrastrukturë e besueshmëri, por edhe qëndrueshmëri.

??Kur vetë politika e qeverisjes është problematike, atëherë sinjalet janë shumë herë më serioze dhe përcjellin mesazhe shumë negative. Ajo çka ne duhet të bëjmë është që veçse duhet të jemi konsistent në politikën tonë, duhet të jemi ndihmues dhe lehtësues ndaj investitorëve të huaj, të jemi mbështetës dhe suportues të tyre, por mbi të gjitha t?u krijojmë besueshmëri dhe qëndrueshmëri?? pohon Xhepa.

Por të pyetur për imazhet e protestave të fundit, të cilat janë shfaqur edhe në media ndërkombëtare ata përgjigjen: ??Duhet parë në kompleks. Nuk mendoj që ka një ndikim të d.p.d në industrinë turistike pasi kjo lidhet me prenotimet, pasi ato zënë një peshë të vogël, sepse shumica e turistëve janë ditor apo që vijnë në mënyrë rastësore. Duhet të bëjmë dallimin midis turistëve që nuk vijnë për shkak se kemi infrastrukturë të dobët, kanë mbetur të zhgënjyer herën e parë, apo që është djegur një gomë.

Ne na ka ndodhur që edhe më parë ka patur protesta dhe djegie gomash, por turistët janë shtuar?? thotë Preçi. ??Demokracia ka nevojë për protesta, për presion qytetar për të përmirësuar cilësinë e jetës, por gjithmonë duhet të jenë duke ruajtur standartet e një sjelljeje qytetare demokratike?? përgjigjet Xhepa.