#oranews
Gratë dhe vajzat në fasoneri punojnë në kushte të vështira, ku edhe ofendohen. Tefta Buci pas 16 vitesh punë, ka vendosur të flasë për dhunën psikologjike dhe fizike që ushtrohet në këto mjedise.
"Ofendime, ngacmime edhe gjuajtje. Më ka ndodhur mua 2-3 herë"
Dhuna me bazë gjinore në vendin e punës është një fenomen që haset edhe në vendet e Europës, por ndryshimi me Shqipërinë është se denoncimi i këtyre rasteve është thuajse zero.
Mirela Arqimandriti, Qendra ?Aleanca Gjinore për Zhvillim?: Dhuna dhe ngacmimi i grave në vendin e punës është mjaft i përhapur. Në vendet e BE 40-50 % e grave kanë raportuar ngacmime seksuale të padëshiruara, kontakt fizik dhe forma të tjera të ngacmimeve seksuale në punë. Po në Shqipëri çfarë ndodh? E kemi pothuajse zero raportimin në lidhje me këtë çështje.
Sipas një studimi të OSBE rezulton se 16 milion gra në Europën Juglindore janë viktima të dhunës. Të dhënat më shqetësuese paraqiten për Shqipërinë dhe Kosovën. Rezulton se në vendin tone 18% e grave kanë përjetuar dhunë fizike dhe seksuale, duke u renditur pas Moldavisë. Ndërkohë më shumë se dy të tretat e grave që jetojnë në rajon mendojnë se dhuna është bërë pjesë e përditshmërisë në vendet e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-dhune-psikologjike-dhe-fizike-ne-fasoneri
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz