http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mes 180 shtetesh në panairin ndërkombëtarë të turizmit në Berlin, edhe shqipëria shpalosi oferten e saj . Ministri Blendi Klosi e vuri theksin tek rek renedias e fushatave promovuse pasi tutrizmi eshte nje nga sektoret me te rendesishem per ekonomine e vendit.?Të përpiqemi të kuptojmë që promovimi i Shqipërisë turistike është një mundësi e artë jo vetëm për të bërë biznesin e hotelerisë, por kemi shumë të nevojshme të kuptojmë që i gjithë ky biznes i shërben Shqipërisë për të promovuar vlerat e saj, është një ekonomi e rëndësishme për ekonominë e vendit, është një mundësi për të shtuar biznesin, për të shtuar punësim.?Klosi bëri thirrje për bashkëpunim mes institucioneve dhe bizneseve private, për ta shndërruar Shqiperine në një destinacion të qëndrueshem turistik.?Për të qenë të qëndrueshëm në tregun ballkanik ne duhet të kuptojmë që jemi të rrezikuar edhe nga konkurrenca e vendeve pranë nesh, prandaj duhet të promovojmë Shqipërinë, por njëkohësisht të kuptojmë së bashku se çfarë duhet të bëjmë si institucione qendrore dhe të biznesit privat për të siguruar një destinacion të qëndrueshëm në vendin tonë.?Sipas ministrit Blendi Klosi Shqiperia synon te jete konkuruese ne turizem jo vetem ne rajon por edhe ne Europe.