Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës janë duke shqyrtuar platformën për dialog me Serbinë. Diskutimet po zhvillohen pa praninë e opozitës e cila braktisi seancën.
Pa deputetët e opozitës mazhoranca ka shqyrtuar platformën për dialogun me Serbinë.
Opozita ka kërkuar që fillimisht të hyjë në fuqi ligji për dialogun e pastaj të votohet platforma por kjo u kundërshtua nga pozita.
Pasi nuk u përkrahë kërkesa e LDK-së që të shtyhet për një ditë tjerët seanca e jashtëzakonshme deputetët e dy partive opozitare LDK-së dhe Vetëvendosjes e braktisën atë.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ligji për delegacionin shtetërorë dhe platforma për dialogun e kanë vendin në këtë Kuvend,
Iu është dhënë mundësia parlamentit jo vetëm ta ruajt pronësinë mbi procesin e dialogut por edhe për ta ruajtur Kosovën e 17 shkurtit
Me këtë platformë pala kosovare synon të dialogojë me Serbinë në Bruksel. Kjo platformë nuk e ka përkrahjen e opozitës. Sipas tyre si e tillë i lë hapësirë negocimit për territorin e Kosovës.
Tv Klan