Balla: Të gatshëm për dialog me opozitën, por jo negociata në kurriz të demokracisë

2019-03-14 0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar nga drejtuesit politikë të qarqeve Berat dhe Korçë, Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, si dhe dy deputetët e zonës Eduard Shalsi dhe Ilir Xhakolli, morën pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të degës së PS Pogradec.

Situata aktuale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit ishin dy temat kryesore të takimit. ?Për fat të keq ka katër vite që Pogradeci është në duar të gabuara. Ne kemi një detyrë shumë të rëndësishme përpara. Sot jemi fiks 120 ditë nga dita kur ne do t?i kthejmë Pogradecit dinjitetin, moralin, përgjegjshmërinë dhe do ti japim një kryetar bashkie, i cili të punojë për Pogradecin, jo për bizneset e të vëllait të kryetarit. Kjo është një detyrë që ne kemi përpara. Unë jam i sigurt se me Xhakollin, Shalsin dhe të gjithë ekipin këtu ne do ta fitojmë Bashkinë?, u shpreh i bindur Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla.

Më tej, duke u ndalur në situatën e krijuar pas dorëzimit të mandateve nga opozita, z.Balla theksoi se PS është e gatshme të dialogojë, por kurrsesi nuk mund të bëjë negociata në kurriz të demokracisë.

?Plot djem e vajza shqiptarë të përgjegjshëm për të ardhmen e vendit do të marrin përgjegjësinë e përfaqësimit në Kuvend. Besoj se java e ardhshme do të jetë një javë intensive në këtë drejtim.

Ne jemi votuar të çojmë përpara reformat për shtet, për punë dhe mirëqenie. Kur flasim për shtet, Reforma në Drejtësi është reforma kryesore. Prandaj erdhëm sot! Për t?ju thënë se ne nuk tërhiqemi, për t?ju thënë se zgjedhjet e përgjithshme do të jenë në vitin 2021, se Kuvendi ka legjitimitetin e duhur, se qeveria ka legjitimitetin e duhur dhe se jemi të gatshëm të dialogojmë me atë çfarë ka mbetur nga opozita në degradim. Kurrsesi ne nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë?, tha ai.