Danielsson: Djegia e mandateve, minon integrimin ne BE

2019-03-14 0

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit,  Christian Danielsson nuk e sheh aspak me tone optimiste situatën e krijuar në Shqipëri pas djegies së mandateve nga ana e opozitës. Pasi takoi kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësuesit e partive opozitare, Danielsson në një konference për shtyp thotë se ky vendim i opozitës po minion procesin e integrimit të Shqipërisë.

?Është fatkeqësi që Shqipëria sot gjendet në kurth, le ta themi nga mungesa e stabilitetit. Forcat politike duhet të luftojnë për reformat e përbashkëta. Duhet udhëheqje e përgjegjshme për ta afruar vendin me BE. Sa i përket opozitës kam theksuar që vendimi për të djegur mandatet në bllok është kundra produktiv dhe minon rrugëtimin e Shqipërisë në BE.  Pasiguria duhet kaluar në mënyrë urgjente. Parlamenti është shtyllë e shtetit, motori i çdo demokracia të pjekur. Pra duhet një dialog konstruktiv. Është e rëndësishme që këto protesta të jenë të paqësore dhe ata që i organizojnë të tregohen të përmbajtur dhe të mos nxisin dhunë?.

Pas bashkëbisedimit me të dy palët politike në vend, thotë se nuk ka asnjë sinjal shprese se dialogu mund të vijë mes palëve.

?Parlamenti është thelbësor në demokraci dhe parlamenti duhet ta luaj rolin plotësisht. Kjo është përgjegjësia e maxhorancës dhe opozitës. Bojkotimi nuk është në një linjë me këtë qasje dhe kjo nuk çon drejtë dialogut. Nuk dëgjova ndonjë gjë që çon drejtë dialogut. nuk dëgjova zëra që politikanët do i japin fund bojkotit?.

Shmang komentet mbi legjitimitetin e parlamentit me krijimin e asaj që kryeministri i cilëson si opozita e re.

?Institucioni i Parlamentit është i domosdoshëm. Të gjithë duhet ta luajnë aty rolin e vetë?.

Danielsson tha se është i fokusuar tek përgatitja e progres raportit për vendin tonë, por nuk zbuloi me shumë se kaq mbi qëndrimin që do të mbajë Komisioni Europiane për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Mëngjesin e së enjtes ai u takua dhe me përfaqësuesit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të cilët i inkurajoi me vijimin e reformës.

Tv Klan