Ora News - Danielsson: Djegia e mandateve minon rrugëtimin drejt BE, shqetësim nxitja e dhunës

2019-03-14 0

#oranews

Brukseli është i qartë dhe në një zë me dënimin e veprimit të opozitës për djegien e mandateve në bllok. Ky ishte dhe mesazhi që Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit Christian Danielsson kishte dhënë në takimet me drejtuesit e opozitës.

Danielsson tha se djegia e mandateve minon rrugëtimin drejt BE-së dhe se pasiguria duhet tejkaluar në mënyrë urgjente.

Danielsson: "Kam theksuar që vendimi i anëtarëve të opozitës për të djegur mandatet parlamentare në bllok minon në mënyrë serioze rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Pasiguria duhet tejkaluar në formë urgjente dhe jeta normale demokratike duhet restauruar. Parlamenti është shtyllë e shtetit është motori i çdo demokracie të pjekur. Duhet të jetë vendi ku dallimet dhe diferencat diskutohen dhe të krijohen kushtet për krijimin e një dialogu konstruktiv."

Kjo është arsyeja pse mendova se duhet ritheksuar ajo thirrje që u bë para disa ditëve nga Hahn se ky bojkot i Kuvendit është kundër produktiv dhe minon përpjekjet e reformave.

Shqetesim nxitja e dhunes- Danilson bëri thirrje dhe për të mos nxitur dhunën.

Danielson: "Është e rëndësishme që protestat të jenë të paqme dhe që ata që janë përgjejgës për to të përmbahen dhe të mos nxisin dhunë. Kjo është theksuar dhe nga Mogherini dhe Hahn. Nxitja e dhunës është shqetësim i madh për ne"

Plotesoni vendet vakante te Kushtetueses dhe Gjykates se Larte

Gjithashtu kërkohet dhe plotësimi i vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë

"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është nëj gur i rëndësishëm dhe ritheksojmë mbështetjen e plotë, paanshmërinë e tij. Kjo pavarësi duhej ruajtur në të gjitha fazat e saj. Dhashë shpresën që ky këshill të merret me vendet vakante sa i takon Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të lartë si përparësi."

Jepni fre aplikimeve te pabaza per azil

Apeli i fundit ishte dhe restaurimi i një mjedisi konstruktiv politik i cili do t'i jepte fre dhe aplikimet për azil.

Danielsson: Historiku i Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Operacionet e ligjit kanë vazhduar dhe kemi parë disa vendime kundër krerëve të bandave. Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të gjithë ato elementë që u përmendën në qershorin e vitit të shkuar jo vetëm reformës në drejtësi. Në të njëjtën kohë përpjekjet e tjera janë të rëndësishme si e drejta e pronësisë dhe e drejta e pakicës, si dhe për ti dhënë fre aplikimeve të pabaza në azil. Ftesa që bëj sot për të restauruar një mjedis më konstruktiv politik që kjo thirrje të dëgjohet dhe zhvillimet të shkojnë në këtë drejtim pasi do ishte më mirë për rrugëtimin drejt BE-së."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/danielson-djegia-e-mandateve-minon-rrugetimin-drejt-be

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like...