Bashën nuk e bind as Danielsson: Nuk ka dialog - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-14 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat Lulzim Basha dhe drejtuesja e aleatet opozitarei zhvilluan këtë të enjte një takim me Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson në lidhje me krizën politike që ka përfshirë vendin.Pas takimit Basha tha para mediave se opozita ka shprehur vendosmërinë e saj para Danielsson se do t?i qëndrojë vendimit të saj për largimin e qeverisë.Ai tha se vendi është I kapur nga krimi dhe se opozita do të vijojë luftën e saj për ta çliruar të gjithë sistemin.?Rama po shkatërron drejtësinë, duke mbrojtur ministrat e akuzuar pwr korrupsion. Kjo është thelbi i gjithçkaje, kapja e drejtësisë, kapje e mediave. Pasojat janë largimi masiv. Këto  janë të vërtetat që nuk mund të fshihen. Kemi shprehur vendosmërinë, që të largohet Rama dhe të shembet ky sistem dhe kjo kërkon si angazhim të gjithë politikës shqiptare dhe të gjithë atyre  që iu dhimbset ky vend. Të ndërtojnë vlerat evropiane ketu, që të kemi institucionet kushtetuese që përgjigjen para qytetarëve. Ne do të dialogojmë brenda opozitës?Kreu demokrat deklaroi gjithashtu se në fokus të diskutimit me Danielsson ishte vizioni i së nesërmes. Siaps Bashës ka ardhur koha për një reformë të thellë kushtetuese dhe elektrorale.