Rreze Dielli 7 Mars 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Mish qingji me spinaq

2019-03-14 3

Mish qingji me spinaq
Përbërësit:

600 gr mish qingji
1 tufë qepë të njoma
1 lk miell
3 lgj pure domate
1 kg spinaq
3 thelpinj hudhër
Kripë dhe piper i zi
Arrë moskat
4 lgj vaj ulliri

Përgatitja:
Fillimisht vendosim në tenxhere 4 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim mishin. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë shtojmë qepën të grirë shumë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të fillojë të zverdhet lehtë. Më pas shtojmë purenë e domates dhe 2 gota ujë dhe e lemë mishin të ziejë derisa të shpohet lehtë me pirun dhe lëngu të jetë shteruar.
Ndërkohë në një tenxhere tjetër vlojmë ujë me pak kripë dhe vendosim spinaqin për 2 minuta. Largojmë spinaqin dhe e shpëlajmë menjëherë me ujë të ftohtë, më pas e kullojmë mirë dhe e presim trashë.
Vendosim një tigan në zjarr me 2 lugë vaj ulliri ose 1 lugë gjalpë, shtojmë në të hudhrat të grira imët dhe spinaqin dhe e kaurdisim spinaqin për 2 minuta, e largojmë më pas nga zjarri dhe kur mishi të jetë zjerë plotësisht dhe lëngu të jetë shteruar pothuajse 80 % shtojmë spinaqin në tenxheren me mish dhe përsëri e lemë shumë pak në tenxhere 1-2 minuta dhe e shërbejmë menjëherë të ngrohtë.
Shënim: Nëse spinaqin do t?a lemë shumë të gatuhet në zjarr do të na nxihet.