Festa e Mësuesit i gjeti në protestë maturantët e gjimnazit ?Said Najdeni? në Peshkopi. Prej dy ditësh ata protestojnë kundër transferimit në fshat të mËsueses së anglishtes. Të enjten protesta u shoqërua edhe me tensione, kur rojet e shkollës ndërhynë për të hequr pankaratat e nxënësve që nga ana tjetër folën për kërcënime me vendet e punës së prindërve.
Kjo është ndërhyrja e rojeve të gjimnazit ?Said Najdeni? në Peshkopi për të ndaluar protestën e nxënësve kundër transferimit të mësueses së anglishtes në një shkollë fshati (shikoni videon).
Rojet hoqën pankartat ku shkruhej "Gëzuar 7 Marsin" dhe disa postera të vendosur nga nxënësit në pemët para shkollë.
Protesta e maturantëve ishte në ditën e saj të dytë, por të enjten ata ishin më të paktë, pasi thonë se një pjesë janë kërcënuar për tu kthyer në mësim.
"Pas shumë kërcënimeve me telefonata për heqjen e prindërve nga puna apo kërcënimeve nga më të ndryshmet. Por ne nuk do të ndalemi".
Nxënësi e konsideruan vendim të padrejtë nga Drejtoria e Arsimit, 3 muaj para përfundimit të vitit shkollor, ndërsa mësuesja Fatbardha Miftari që ishte mes tyre tha se do të kërkojë drejtësi.
Fatbardha Miftari: Ju do ta ndryshoni këtë vend që shkelet ligji me dy këmbë. Unë jam ajo që nuk kam frikë të flas për të drejtën dhe e drejta ime do të mbizotërojë mbi lotët e këtyre studentëve.
#oranews
Në urdhrin e transferimit të Drejtorisë Arsimore Dibër thuhet se lëvizja ishte bërë për të rritur cilësinë e mësimdhënies në shkollën e fshatit Mustafë, disa orë larg Peshkopisë, për shkak se mësuesja e anglishtes atje ishte pa arsim përkatës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjimnazistet-e-peshkopise-bojkot-mesimit-7-mars-kunder-transferimit-te-mesueses
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz