#oranews #BOOM
Emisioni BOOM ka denoncuar sot aktivitetin e paligjshëm të ambulancave private, të cilat ofrojnë shërbime mjekësore pa e pasur licencën për këtë lloj veprimtarie.
Boom ka zbuluar se një pjesë e mirë e atyre që ofrojnë këtë shërbim, janë agjencitë funerale, ku duket se shërbimet për të vdekurit e të gjallët, janë bërë bashkë.
Boom: Më kanë thënë që keni një ambulancë për të transportuar një njeri, nga spitali këtu, ta çoj deri në Berat?
Punonjësi i agjencisë funerale: Ka, por për momentin ti fol me këtë po është nis për Korçë ai shoferi. Për sot të duhet, për tani?
Boom: Jo mo po pyes që të di se e kemi me kështu domethënë?
Punonjësi i agjencisë funerale: Dëgjo, megjithatë merr këtë numrin, se ky është ai shefi ynë. Tani sa ka ik ai. Merre atë, më duhet thuaj një ambulancë.
Boom: E sa lekë bëjnë kështu, se ke idenë?
Punonjësi i agjencisë funerale: Ne jemi punëtor.
Boom: Po kështu i ka në gjendje të mirë, ka oksigjen?
Punonjësi i agjencisë funerale: I ka me vete oksigjen, i ka ato. Ai erdhi, se iku në Korçë, erdhi shkarkoi atë oksigjenin këtu ai.
(Punonjësi i funeralit tregon bombolën e oksigjenit brenda agjencisë funerale, këtë e përdorim në ambulancë thotë ai.)
Për më shumë lexoni këtu: http://oranews.tv/article/denoncimi-ne-boom-ambulancat-e-funeraleve-ofrojne-sherbime-mjekesore
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz